Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv, pas lajmit për ndarjen nga jeta të futbollistit Andrej Lazarov.
Ai humbi jetën në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, e cila u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën atij dhe disa personave të tjerë.
Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund, ekipi i tij tentoi t’i rikthehej procesit stërvitor, por stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve, të cilët ende janë të tronditur nga humbja e bashkëlojtarit dhe mikut të tyre.
“Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij,” thuhet në një deklaratë të ekipit të tij.
Andrej Lazarov do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së klubit dhe do të kujtohet me dashuri dhe respekt nga të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan si sportist dhe si njeri.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman