Shqipëria mbrëmë luajti ndeshjen e dytë të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2026, ku triumfoi me rezultat 3-0.
Si rrallëherë kësaj here stadiumi “Arena Kombëtare” nuk u mbush plotë e përplotë me tifozë si e ka zakon, shkruan Arbresh.info.
Por si zakonisht “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Illyrian Elite” dy tifozëritë më të mëdha të organizuara të kombëtares nuk munguan në këtë sfidë.
Para ndeshjes këto dy tifozëri kanë vazhduar protestat kundrejt Federatës së Futbollit të Shqipërisë e cila ua ka mohuar biletat në grup, por problemi kryesor është ai i organizimit të Evropianit për U21 me Serbinë.
Në rrethojat e objektit të FSHF-së ata vendosën një mesazh.
“?????ë ? ???????? ?ë ???ë???ë, ????ë? ???????? ?ë ??ë? ?ë ????????ë”, ishte mesazhi i TKZ-së dhe IE-së.
Ndërkohë në rrjetin social Facebook kanë shkruar se FSHF-ja nuk përfaqëson zërin e tifozëve.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është ndaj Serbisë dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat e radhës të dy tifozërive./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...