Van Persie: Haaland është një lojtar i pabesueshëm, i mahnitshëm

10:28 | 21 Shkurt 2020

Robin van Persie e ka përshkruar sulmuesin Erling Haaland si një “lojtar të pabesueshëm” dhe ka thënë se sulmuesi i Borussia Dortmund është i mahnitshëm.

Haaland vazhdoi ta befasojë botën e futbollit këtë sezon dhe shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë ndonjëherë në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje kur Borussia Dortmund mposhti PSG-në me rezultat 2-1.

Duke folur ekskluzivisht për SPORTbible, Van Persie, i cili shënoi 25 gola në këtë garë gjatë gjithë karrierës së tij, i ka quajtur si të mahnitshme statistikat e norvegjezit këtë sezon.

“Po, ai është joreal. Nuk mendoj se kam parë një lojtar të ri duke arritur ato statistika . Në Salzburg nuk e pashë atë të luante, por pashë statistikat dhe mendova “wow, interesant”, ka thënë fillimisht Van Persie.

“Tani në Dortmund ai po thyen çdo rekord, ai vazhdon të shënojë. Tre ndeshjet e para ai luajti vetëm një orë, shënoi pesë gola. Është i mahnitshëm, statistika të mahnitshme. Një lojtar i pabesueshëm”.

“Wow, çfarë fillimi në karrierën e tij”, përfundoi ish-ylli holandez.

Haaland mund të jetë vetëm në sezonin e tij të parë në garën elitare të klubeve në Evropë, por në moshën 19-vjeçare ai tashmë është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e Van Persie.

Në vetëm shtatë ndeshje, si për Red Bull Salzburg ashtu edhe për Dortmundin, i riu ka shënuar 10 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara