Legjenda e Manchester United, Roy Keane beson se klubi i vjetër duhet ta shesë mesfushorin, Paul Pogba.
Pogba gjatë këtij sezoni ka pësuar lëndime të shpeshta duke mos arritur të tregojë kualitetin, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka refuzuar të flas për të ardhmen te “Djajtë e Kuq”, por agjenti, Mino Raiola ia ka bërë me dije të gjithëve se do largohet.
Ndërsa për Sky Sports, Keane ka thënë se klubi anglez duhet të shesë Pogban gjatë verës sepse këtë gjë e dëshiron vet-lojtari.

“Nuk është drejtë për klubin që njerëzit po bëjnë shaka. Agjenti nuk dëshiron të jetë këtu, nuk mendoj se Pogba dëshiron të jetë këtu”.
“Zgjatë dorën dhe thuaj largohu. Do të largohet gjatë verës. Jam 100% i sigurt”, deklaroi ai.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka bërë me dije se 26-vjeçari do rikthehet në muajin tjetër dhe tekniku norvegjez beson se do këtë rolin çelës në skuadër.
Kujtojmë që kontrata e Pogba skadon pas 17 muajve ndërsa është i kërkuar nga Real Madrid e Juventus./arbresh.info.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...