Danny Blind nuk është më trajneri i kombëtares holandeze. Federata Holandeze e Futbollit KNVB e ka shkarkuar pas humbjes dramatike ndaj Bullgarisë të shtunën në kualifikueset e Kupës së Botës.
Teksa lojtarët që luajtën u transportuan në palestër për fazën e rehabilitimit, pjesa tjetër e ekipit ishte duke u përgatitur për seancën e radhës stërvitore, por Blind duhej të paraqitej në zyrat e KNVB për t’u konsultuar me drejtuesit e federatës dhe drejtorin teknik Hans van Breukelen.
Pas ndeshjes me Bullgarinë tashmë ish-trajneri kishte deklaruar se ishte duke konsideruar largimin dhe tashmë është bërë zyrtare. Tulipanët kanë zbritur në vendin e katërt të renditjes së Grupit A, dhe një kualifikim për në Kupën e Botës duket shumë larg.
Blind kishte vetëm një vit dhe tetë muaj në stolin e Holandës. Të udhëhequr nga Blind, Holandezët nuk arritën të kualifikoheshin në Euro 2016. Trajneri nuk ka pasur besim në vete se mund të përmbyste situatën e rëndë duke u tërhequr.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë