U rithye në ring pas 15 vjetësh për të zhvilluar një duel bamirësie ndaj Roy Jones Jr., por në fund u largua më një llogari bankare plot me para.
Nga sfida e 28 nëntorit zhvilluar në Los Angelos, legjenda e boksit Mike Tyson ka arkëtuar 66 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Një shumë e jashtëzakonshme, që e kanë zili edhe kampionët aktualë të peshave të rënda në boks, që nuk i kapin dot këto shifra.
Gjithçka ka ardhur nga shitja PPV (pay per view-paguaj për ta parë) e këtij dueli, që kaloi 1 milion shitje on-line.
Pavarësisht kësaj, “Iron Mike” tregoi se i përket një brezi që nuk shuhet kurrë dhe se popullariteti i tij nuk është zbehur.
Kjo sfidë ishte një sukses i garantuar, ndaj dhe Mike Tysoni, ka konfirmuar se dëshiron të duelojë sërish për bamirësi. /Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...