Një ndeshje e divizionit të tretë në Brazil është dashur të ndërpritet për shtatë minuta për shkak të timit të madh të shkaktuar nga zjarri afër stadiumit në Rio Branco.
Meçi mes Atletico Acreanos dhe Luverdenses ishte ndërprerë pas vetëm gjashtë minutave teksa dukshmëria kufizohej gjithnjë e më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Ekipi analizues i Atletico Acreanos regjistroi momentin kur gjyqtari Charly Wendy Deretti ndërpreu ndeshjen.
Në video, zjarri mund të shihet nga distanca prej stadiumit derisa lojtarët largoheshin nga fusha.
Ky është incidenti i fundit si pasoj e shpërthimit të zjarrit në Amazon të Brazilit.
Atletico Acreano doli fituese nga ndeshja me rezultat 3 me 2./arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...