Turqia ka arritur të shënoj një fitore të madhe me rezultat 95-90 në përballjen vendimtare për pozitën e parë në grupin A ndaj Serbisë.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit të sfidës, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në fitoren e Turqisë ishte Sengun me 28 pikë, 13 kërcime e tetë asistime.
Dyshja shqiptare e cila luan për kombëtaren turke, Erxhan Osmani luajti me 10 pikë, kurse pesë të tjera i shtoi Kenan Sipahi (Spahiu).
Për Serbinë si zakonisht më i dalluari ishte basketbollisti i Denver Nuggets, Nikola Jokic me 22 pikë e nëntë kërcime.
Pas këtij triumfi, Turqia siguron pozitën e parë me pesë fitore në po aq ndeshje kurse serbët mbesin në pozitën e dytë me katër fitore e një humbje.
Të dy këto kombëtare kanë siguruar fazën e eliminimit direkt të EuroBasketit./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...