Në Sofje të Bullgarisë po zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Strandja”, aty ku po marrin pjesë boksierë kosovarë, të cilët po tregohen fantastikë në paraqitjet e tyre.
Pas Donjeta Sadikut, në qerekfinale ishin dy boksierë kosovarë Bashkim Bajoku që kishte për kundërshtar boksierin Sabyrkhan Makhmud nga Kazakistani. Bajoku fitoi duelin pa luftë dhe siguroi medaljen e bronztë dhe u kualifikua në gjysmëfinale.
E medaljen e tretë të bronztë për Kosovën e fitoi boksieri Loris Idrizi, i cili për kundërshtar kishte boksierin bullgar, Mitev Kristiyan.
Këto janë medaljet e para pas më shumë se 40 vjet nga turneu ndërkombëtar “Strandja” për Kosovën.
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut