Ylli brazilian Neymar po përballet me pasiguri të madhe për të ardhmen e tij te Santos, pas një rikthimi zhgënjyes në klub verën e kaluar.
Sulmuesi nuk ka arritur të rifitojë formën e tij më të mirë, duke shënuar vetëm 3 gola në 13 ndeshje kampionati, ndërsa nuk është ftuar as nga trajneri Carlo Ancelotti në Kombëtaren e Brazilit.
Santos ndodhet aktualisht në vendin e 16-të, me të njëjtin numër pikësh si Vitoria, që është në zonën e rënies nga kategoria. Për këtë arsye, fokusi i klubit dhe i Neymarit është ruajtja e statusit në elitë, jo rinovimi i kontratës.
Me kontratën që skadon në dhjetor, Neymar është lidhur me një sërë klubesh të huaja – mes tyre Inter Miami, ku mund të ribashkohej me Lionel Messin, si dhe me Napolin e Interin në Itali. Megjithatë, qëndrimi te Santos ende mbetet një mundësi, edhe pse raportet nga “O Globo” sugjerojnë se klubi aktualisht nuk është i gatshëm ta rinovojë marrëveshjen.
Sipas raportit, babai dhe menaxheri i tij, Neymar Sr është takuar me drejtuesit e Santos javën e kaluar për të diskutuar një zgjatje kontrate deri në Kupën e Botës 2026.
Edhe pse më herët klubi kishte qenë optimist për një marrëveshje të re, situata e vështirë në kampionat ka bërë që çdo vendim për të ardhmen e Neymarit të mbetet pezull./Telegrafi/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...