Ditën e sotme nis xhiroja e fundit e kampionatit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar, ku vendoset të gjitha dilemat se kush do të bie nga elita, dhe kush do ta siguroj play-offin.
Tashmë dihet se Trepça dhe Bashkimi do ta nisin play-offin nga gjysmëfinalet, teksa Bora ka siguruar pozitën e tretë, shkruan Arbresh.info.
Luftë e ashpër do të jetë për mbijetesë ku Rahoveci 029 luan në udhëtim tek Golden Eagle Ylli, dhe vetëm fitorja është obligim për vreshtarët. Edhe Ylli e kërkon triumfin me do e mos pasi do ta siguronte pozitën e katërt.
Teksa një tjetër përballje e fort pritet të luhet midis Vëllaznimit dhe Pejës. Gjakovarët e kërkojnë fitoren për të mbetur në elitë, teksa Pejën kërkojnë triumfin për të marrë terrenin vendas në çerekfinalen e play-offit ndaj Yllit.
Ndërkohë në përballjen e tretë por jo më pak nga rëndësia është në Mitrovicë, aty ku liderja Trepça e pret Sigal Prishtinën ‘e thyer’ dhe me ‘shumë probleme’.
Në rast të humbjes së sotme dhe fitores së Vëllaznimit, kryeqytetasit do ta humbasin play-offin, gjë që për klubin më të trofeshëm në Kosovë do të ishte fatale.
Të tri ndeshjet nisin nga ora 18:45./Arbresh.info
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...
Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt
Fundi i Orban pas 16 vjetësh pushtet, deputetja e VV kërkon ...
Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...
Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet e Hungarisë