Kosova luan sonte ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Zvicrës, ku tashmë ka siguruar play-offin.
Ndërkohë zviceranëve u mjafton edhe një humbje deri në pesë gola sonte në Prishtinë që ta sigurojnë edhe matematikisht Botërorin, shkruan Arbresh.info.
Tashmë të dy selektorët sikurse Foda edhe Yakin kanë gati formacionet zyrtare.
Për dallim nga ndeshja me Slloveninë, Kosova ka tre ndryshime në formacion. Në portë në vend të Shaipit do të jetë Aro. Aliti do ta zëvendësojë Hajdarin në mbrojtje, pasi është lënë jashtë nga Foda për arsye se rrezikon suspendimin për ndeshjen e play-offit.
Për të njëjtën arsye jashtë listës është lënë edhe Leon Avdullahu, vendin e të cilit e zë Veldin Hoxha.
Kjo është 11-shja e plotë:
Teksa Zvicra luan me këtë formacion:
Kobel, Widmer, Elvedi, Akanji, Embolo, Manzambi, Xhaka, Rodriguez, Sow, Vargas dhe Aebisicher.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve luhet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë