Trepça ka pësuar e radhës në Fiba Europe Cup. Skuadra mitrovicase është mposhtur nga Anwil Włocławek me rezultat 87-97 në “Minatori”.
‘Xehetarët’ nuk e nisën çerekun e parë mirë, mirëpo u rikthyen në periudhën e dytë. Pjesa e parë u takoi mysafirëve me rezultat 41-44, shkruan Arbresh.info.
Çereku i tretë ishte vendimtar në këtë takim ku polakët e fituan 27-16, dhe krijuan epërsi të lartë.
Derisa në periudhën e fundit mitrovicasit bën lojë më të mirë, mirëpo nuk arritën më shumë veçse ta shkrijnë epërsinë në 10 pikë.
Kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje për Trepçën, kurse Anwili realizoi fitoren e parë këtë edicion.
Më të dalluarit me pikë tek Trepça ishin Payne e Amzim me nga 17 sosh. Kurse tek polakët u dallua Michalak me 21.
Ndeshjen e radhës mitrovicasit e luajnë me Paok në shtëpi./Arbresh.info
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...