KB Trepça ka nisur në mënyrën më të mirë serinë finale të ProCredit Superligës, pasi në palestrën “Minatori” e mposhti KB Bashkimi me rezultat bindës 94:79.
Mitrovicasit morën kontrollin e sfidës nga minuta e 16-të e takimit, duke krijuar shkëputje të ndjeshme në rezultat, raporton Klankosova.tv.
Kampionët aktualë e mbyllën pjesën e parë me epërsi prej 12 pikësh, 52:40, ndërsa në pjesën e dytë e kontrolluan ndeshjen me qetësi duke mos i lejuar prizrenasit të rikthehen në lojë.
Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Mustapha Amzil, i cili realizoi double-double me 21 pikë dhe 14 kërcime, duke qenë vendimtar në triumfin e “Xehetarëve”.
Me këtë fitore, Trepça kalon në epërsi 1-0 në serinë finale, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet sërish në “Minatori”, të mërkurën nga ora 19:30.
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...
A është e pranueshme të dalësh me ish-partnerin e shoqes?
Xheneta Fetahu e paralajmëron Gjestin: Nuk është nevoja t...