Mallorca ka marrë një barazim 1-1 ndaj Villarrealit në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Vedat Muriqi.
Sulmuesi kosovar shënoi golin për Mallorcën dhe u shpall edhe lojtari i ndeshjes, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.
Me këtë gol, Muriqi ka arritur në kuotën e 22 golave, duke qenë një nga figurat kryesore të ekipit në këtë edicion.
Pas ndeshjes, trajneri i Villarrealit, Marcelino vlerësoi lart sulmuesin dhe ndikimin e tij në skuadër.
“Dy mbrojtësit tanë, Rafa Marín dhe Renato Veiga patën duelet e tyre sot me një sulmues, i cili është pas Kylian Mbappes si golashënuesi më i mirë në La Liga”.
“Dhe imagjinoni, Mbappe luan te Real Madridi, kurse Vedat Muriqi te Mallorca. Kemi të bëjmë me një lojtar i cili ka shënuar mbi 50 për qind të golave të skuadrës së tij këtë sezon”.
“Pra, mendoj se dy qendërmbrojtësit kanë luajtur shumë mirë sot”, tha Marcelino. /Telegrafi/
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...
A është e pranueshme të dalësh me ish-partnerin e shoqes?
Xheneta Fetahu e paralajmëron Gjestin: Nuk është nevoja t...