Vedat Muriqi vazhdon të jetë njeriu vendimtar për Mallorca në elitën e futbollit spanjoll.
Sulmuesi kosovar realizoi edhe një tjetër gol të rëndësishëm në përballjen ndaj Villarrealit, duke rikthyer ekipin e tij në lojë pak para përfundimit të pjesës së parë.
Goli erdhi në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë (45+2’), pas një gabimi të rëndë të portierit mysafir, të cilit topi i rrëshqiti nga duart. Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje të lehtë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.
Për bomberin kosovar, ky ishte goli i 22-të në këtë edicion të La Liga, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon.
Me këtë realizim, Muriqi afrohet edhe më shumë në garën për “Pichichi”, pasi tashmë ndodhet vetëm dy gola prapa liderit aktual, Kylian Mbappe.
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...
Ndërron jetë aktori Anthony Head, ylli i “Buffy the Vampire ...