Real Madrid do të ketë një kapiten të pazakontë sonte në përballjen ndaj Barcelonës në Camp Nou. Me mungesën e Dani Carvajal dhe Federico Valverde, shiriti i kapitenit do t’i besohet Vinícius Junior.
Braziliani e merr këtë rol në një nga momentet më të ndërlikuara të sezonit për madrilenët. Sipas hierarkisë së skuadrës, ai është lojtari me më shumë vjetërsi nga futbollistët e disponueshëm, pasi firmosi me klubin më 12 korrik 2018, vetëm disa ditë përpara Thibaut Courtois.
Atmosfera në klub nuk është aspak e qetë. Përplasja e raportuar gjatë javës mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni ka rikthyer diskutimet mbi mungesën e një figure autoritare në dhomën e zhveshjes, duke ngritur pikëpyetje rreth lidershipit aktual te Real Madridi.
I pyetur nëse klubi mund të rishikojë strukturën e kapitenëve, Alvaro Arbeloa u përgjigj shkurt: “Jam shumë, shumë, shumë i kënaqur me punën e katër kapitenëve të mi”.
Edhe pse Vinicius Junior konsiderohet një nga figurat më të afërta me të gjitha grupet brenda skuadrës, mbeten dyshime nëse ai ka autoritetin dhe praninë që kërkon shiriti i kapitenit në një klub të këtij niveli.
Statistikat e tij në Camp Nou shtojnë edhe më shumë interesin për këtë sfidë. Në pesë vizita atje, ai ka realizuar vetëm një gol, atë në Kupën e Mbretit gjatë sezonit 2022/23. Sonte, braziliani do të ketë mundësinë ideale për t’iu përgjigjur kritikëve, si me paraqitjen e tij në fushë, ashtu edhe me rolin e ri si lider i skuadrës. /Telegrafi/
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...