Arsenal ka rikthyer avantazhin prej pesë pikësh në krye të tabelës së Premier League, pas fitores dramatike dhe të vështirë 1-0 ndaj West Ham United, në një ndeshje ku “Topçinjtë” konfirmuan ambiciet e tyre për titull.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe shumë raste të rrezikshme. Leandro Trossard iu afrua golit që në minutat e para, fillimisht me një goditje me kokë që u ndal nga portieri dhe më pas me një tentativë që u përplas në shtyllë. Edhe Riccardo Calafiori rrezikoi pas një goditjeje standarde të ekzekutuar nga Declan Rice, por mbrojtja vendase reagoi në kohë.
Ndeshja mori zhvillim të papritur për Arsenalin kur Ben White u detyrua të largohej për shkak të lëndimit, duke sjellë ndryshime taktike në formacion. West Ham përfitoi nga momenti dhe krijoi disa situata të rrezikshme, me Crysencio Summerville dhe Taty Castellanos që provuan portën, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, loja u bë më e ashpër dhe me më pak hapësira. West Ham ishte pranë golit në disa raste, por David Raya reagoi në mënyrë vendimtare për të mbajtur portën të paprekur.
Vendimtarja erdhi në minutat e fundit, kur Leandro Trossard shënoi nga afërsia pas një aksioni të Martin Odegaard, duke i dhënë Arsenalit një trepikësh shumë të rëndësishëm në garën për titull.
Në fund pati edhe dramë shtesë, kur West Ham mendoi se kishte barazuar, por goli u anulua për faull në fazën e ndërtimit të aksionit.
Me këtë fitore, Arsenal forcon pozitën në krye të Premier League, ndërsa West Ham mbetet në zonën e rrezikshme të renditjes.
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...