Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka pranuar se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij në klub, pas disfatës me rezultat të thellë 4 me 0 ndaj Paris Saint Germain mbrëmjen e së martës.
Gjiganti katalunas u shkatërrua nga skuadra në Liga 1 në takimin e xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve, gjë që vendosi nën presion ish trajnerin e Sporting Gijonit, transmeton portali arbresh.info.
“Kritikat nuk ndikojnë tek unë sepse përndryshe unë nuk do të kisha këtë pozitë për tri vite”, tha Enrique për mediat spanjolle. “Fatkeqësisht këtu është një distancë e konsiderueshme ndërmjet mediave dhe klubit. Nuk i dëgjojë mediat, nuk do ta bëjë këtë javë”
“E kam pasur disfatën ndaj PSG-së në kokën time çdo ditë dhe do të jetë këtu çdo natë për një muaj, por ne nuk mund të fokusohemi në këtë. Ekzistojnë ndeshje tjera”
“Çfarëdo që ndodhë, muajt e ardhshëm nuk kanë të bëjnë me vendimin tim rreth të ardhmes, dhe nuk ka vendosur për asgjë ende”, shtoi Enrique./arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë