Pas humbjes me Turqinë, Kosova U21 sot triumfoi në një miqësore ndaj Moldavisë me rezultat 2-1.
Pas këtij triumfi selektori i Dardanëve, Afrim Tovërlani të rinj foli rreth dy ndeshjeve, shkruan Arbresh.info.
Ai ka vlerësuar paraqitjet e skuadrës së tij si dhe i përgëzoi për këtë fitore.
“Një paraqitje mjaft e mirë dhe një angazhim maksimal, edhe pse në këtë grumbullim kemi pasur shumë ndryshime. Krejt mesfusha është e ndryshme prej grumbullimit të muajit nëntor”.
“Besoj se edhe me Turqinë kemi pasur paraqitje shumë të mirë, mirëpo ata janë shumë më të fortë se sa Moldavia”.
“I përgëzoj djemtë për këtë angazhim dhe për këtë fitore, e cila sigurisht se do të na shërbejë që të kemi vazhdimësi më të mirë, por edhe djemtë do të fitojnë vetëbesim”, ka thënë Tovërlani.
Grumbullimi i radhës i Dardanëve të rinj do të jetë në muajin qershor./Arbresh.info
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...