Futbollisti nga Kosova pritet të luajë përsëri në Premier Ligë.
Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon të mirë në aspektin personal edhe pse skuadra e tij Stoke City nuk ka mundur t’i mbijetojë rënies nga Premier Liga.
Vetë Shaqiri është i hapur për një kalim nga Stoke City te Tottenham, i joshur nga mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 12 milionë funtesh që ka Shaqiri te skuadra e tij Stoke.
“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xherdani. Shaqiri ka qenë pjesë e Bayernit në vitin 2013, kur bavarezët u shpallën kampionë të Evropës./IndeksOnline/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...