Tottenham dhe Arsenal luajnë derbin e javës së 27-të në Premier League sonte me fillim nga ora 17:30.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim i cili ka një rëndësi të madhe sidomos për Arsenalin, shkruan Arbresh.info.
Për Spurs në krye të tyre debuton sot trajneri kroat, Igor Tudor. Ai ka vendosur këtë formacion për këtë derbi.
Tottenham XI: Vicario, Bissouma, Dragusin, Gallagher, Gray, Kolo Muani, Palhinha, Sarr, Simons, Spence, Van de Ven.
Ndërsa, Arteta do të luaj me këtë përbërje:
Arsenal XI: Raya, Eze, Gabriel, Gyokeres, Hincapie, Rice, Saka, Saliba, Timber, Trossard, Zubimendi.
Arsenali hyn në këtë ndeshje pas barazimit me Ëolvesin në mesjavë dhe një rezultat negativ tjetër sonte do t’i jepte mundësinë Cityt të marrë lidershipin në Premier League./Arbresh.info
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...