Të enjten parashikohet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit. Nën këto kushte, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa herë pas here priten reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme. Pritet të ketë edhe breshër.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila në zonat ku ka zhvillime të stuhive, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. /MeteoKosova/
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali