Tirana nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj në këtë sezon për arsye financiare.
Vetë klubi bardheblu e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate zyrtare të publikuar edhe në profilin e tij në Facebook.
Në komunikatën e saj, Tirana Basket thekson se financat që ka në dispozicion nuk e mundësonin dot pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment dhe se pavarësisht përpjekjeve të bëra, klubi nuk ia doli dot të siguronte fondin e mjaftueshëm.
Klubi kryeqytetas thekson gjithashtu se mungesa në Ligën Ballkanike nuk ia ndryshon objektivat kësaj skuadre, që është fitimi i një titulli tjetër kampion i Shqipërisë në basketboll për meshkuj./tch
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje