Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur.
Bardheblutë kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Partizanin.
Ekipi me më së shumti titujë në Shqipëri gjeti fillimisht rrugën e rrjetës me anë të Zharmunit.
Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 19-të dhe më pas në të 41-tën dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Pikërisht nga 11 metrat do të vinte edhe goli i tretë i ndeshjes.
Por këtë herë autori i golit ishte Ernesti. Tirana mori kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke dhënë sinjale pozitive për mbijetesën.
Bardheblutë tashmë i ndan vetëm një pikë qendrimi në “Abissnet Superiore” edhe në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, humbja e sotme vë në rrezik vendin e 4-të për Partizanin. Elbasani qendron pas tyre me vetëm një pikë diferencë dhe gati për t’i rrëmbyer pozicionin në renditje.
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...