Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili është kandidat për kryeministër, tha se partia në pushtet të sulmon nëse nuk pajtohesh me të edhe për gjëra bazike, duke shtuar që në krye të kësaj propagande ndodhet vetë Albin Kurti.
“Po të kishim pas ambicie për pozita individuale ne do kishim një marrëveshje për interesa tona me Kurtin, por kjo nënkupton nënshtrim. Ai i kishte ofruar edhe znj.Osmani dhe mua…Këto sulme janë pjesë e një fushate të egër që po bëhet”, tha Abdixhiku në Pressing.
“Këto pesë vitet e fundit i kemi përjetu këto sulme…të lartëson kur konsideron që ndani diçka bashkë dhe të sulmon në momentin e parë kur spajtohesh, në krye të kësaj propagande është vetë z.Kurti. Është e orkestruar, jonjerëzore”, tha Abdixhiku.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin