Sergio Ramos dhe Marcelo janë disa nga yjet te Real Madridi që besojnë se Thibaut Courtois nuk do të jetë startues para Keylor Navasit para fillimit të sezonit.
Kështu raporton ‘Don Balon’, që thekson gjithashtu se dyshja e lartpërmendur dëshirojnë më para të shohin yllin nga Costa Rica në formacion startues sesa Courtoisit dhe besojnë gjithashtu se portieri është trajtuar me padrejtësi nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Është mirë të shohësh diçka të tillë sot, veçanërisht kur jemi në një kohë kur pabesia ka qenë shpesh një tipar i përbashkët midis lojtarëve në vitet e fundit.
Navas ka qenë në formë të mirë te ‘Los Blancos’ gjatë viteve të fundit, prandaj është lehtë të kuptosh pse dyshja, Marcelo dhe Ramos, janë duke kërkuar për të mbajtur atë në vendin startues si portieri i parë i Madridit këtë sezon.
Paraqitjes mjaftë të mira të reprezentuesit të Costa Ricas te skuadra e Julen Lopeteguit në Ligë të Kampionëve janë njëra nga arsyet kryesore pse klubi ishte në gjendje të fitoi tri herë radhazi titullin në këtë kompeticion.
Megjithatë, Courtois është padyshim njëri nga portierët më të mirë në botë dhe transferimi i belgut nga Chelsea këtë verë do të jetë diçka mjaftë e dëmshme te Navas./arbresh.info/
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...