Ballkani humbi ndeshjen vendimtare ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 3-0, për të u eliminuar nga gara e Uefa Conference League.
Mbrojtësi i Ballkanit Armend Thaqi u shpreh i dëshpruar në mënyrën se si Ballkani pranoi tre gola për 10 minuta, shkruan Arbresh.info.
“Pasi rezistum pjesën e parë nuk është se krijuam diçka, arritëm ta mbajmë portën prapë zero. E filluam pjesën e dytë shumë mirë, ishte iniciativa jonë, posedimi i topit, mirëpo këto janë ato momentet që i vendosin këto ndeshje në këto nivele”, ka thënë Thaqi për Artmotion dhe Klan Kosovën.
“Edhe po na ndodh në disa ndeshje që në goditje standarde, me gjithë këtë vrapim po ua falim golat kundërshtarit”.
“ Mendoj që një gol t’i pret këmbët një gol kur të duhet fitorja sepse një skuadër të madhe është vështirë me ia shënu dy gola”./Arbresh.info/
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut