Pasi së fundmi u bë futbollisti më i paguar në botë, sulmuesi argjentinas Carlos Tevez mund të largohet nga klubi i Super Ligës së Kinës, Shanghai Shenhua, për rikthim te Boca Juniors.
E përditshmja argjentinase ‘Olle’ raporton që 33-vjeçari nuk ka arritur të përshtatet me jetën në Lindje të Largët dhe dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij pas raporteve të prishura gjithashtu me trajnerin Gus Poyet, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i Chelseat ka mohuar rreth ndonjë konfrontimi ndërmjet tij dhe trajnerit, por e ardhmja e tij në klub vazhdon të mbetet në dyshime./arbresh.info
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...