Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm sot duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga.
Me dy golat e tij ndaj Rayos, ai shkoi në kuotën e 55 golave në karrierë me këtë ekip, duke kaluar Samuel Eto’on i cili kishte shënuar 54 sosh, shkruan Arbresh.info.
Pasi shkroi histori, ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Në suksesin e tij ai ka falënderuar edhe bashkëlojtarët e tij.
“Çdo gol është pjesë e borxhit tim ndaj kësaj fanelle; të bëj histori është e veçantë, por ka shumë për të bërë ende – të kaloj një emër të madh si Samuel Eto’o është një nder, por rekordet nuk arrihen asnjëherë vetëm, kështu i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që besuan në mua. Faleminderit familjes sime, të gjithë stafit, punëtorëve të klubit dhe gjithë ishullit, pa ju nuk do të ishte e mundur”, shkroi ai në Instagram.
View this post on Instagram
“Pirati” tashmë ka një mision tjetër të madh të bëhet golashënuesi më i mirë i La Ligas këtë edicion.
Një mision i veshtirë por jo i pamundur. Ai është vetëm dy gola larg Kylian Mbappes të Real Madridit, i cili ka 23 gola të shënuar, ndërsa ylli kosovar ka 21.
Ndeshjen e ardhshme Muriqi e luan sërish në shtëpi ndaj Valencias, një skuadër tjetër që lufton për mbijetesë këtë sezon, dhe një tjetër mundësi për sulmuesin dardan që të realizoj gola tjerë./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...