Lazio është njëra nga skuadrat më në formë në Serie A. Ekipi nga kryeqyteti italian ka marrë gjashtë fitore të njëpasnjëshme në kampionat.
Aktualisht ‘Biancocelestët’ janë në pozitën e tretë në tabelë, pozitë që po e kënaq drejtorin sportiv, Igli Tare. Shqiptari ka thënë se i kujtohen kritikat në javët e para, derisa pozita momentale i lejon ata të ëndërrojnë.
“Duhet të ruajmë përulësinë. Rrugëtimi është ende i gjatë, klasifikimi është shumë i ngjeshur. Më kujtohen ende kritikat e disa javëve më parë”.
“Tani jemi në një pozitë që na mundëson që të ëndërrojmë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi Tare për mediat italiane.
Pas 14 xhirove në kampionat, Lazio ka grumbulluar 30 pikë dhe zë vendin e tretë, ndërsa këtë fundjavë në Olimpico presin kampionin në fuqi Juventusin.
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...