Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media për “përpjekjet” e tij për zgjedhjen e Presidentit.
Ai është pyetur për propozimin e mundshëm që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente.
“Unë kryetarin e LDK-së, e kam takuar disa herë. madje shumë herë. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë propozim. Unë propozime, ai refuzime. Ndërkaq sa i përket paraqitjes së djeshme, ata dolën pas seancës, ndërkohë para seancën nuk e thanë. Letra me 15 nënshkrime do të mund t’i ofrohej LVV në mënyrë institucionale”.
Ai ka pasur vërejtje për letrën e Abdixhikut, duke thënë se aty ishin 15 nënshkrime, por e paqartë se për çfarë ishin.
“Shumë interesant, s’shkruante për çka janë ata emra, dukej si me pas qenë ndonjë listë për debat parlamentar për energji, aty nuk thuhej që ata emra janë për këtë kandidat. Nëse i kanë 15 nënshkrime, le të vijnë tek unë, por duhet ta ketë datën e sotit ajo letër. Sot do të duhej ta kishte datën 28 prill”, ka thënë Kurti tutje.
Kurti ka thënë se LDK mund t’i dorëzojë 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president, dhe në momentin që bëhet një gjë e tillë kreu i VV’së ka thënë se do t’i kërkojë kandidates Hatixhe Hoxha që të tërhiqet. Kurti ka thënë se më pas do të votoheshin Feride Rushiti dhe kandidatura e LDK’së.
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...