E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet – klubi brazilian futet në garë

17:12 | 28 Prill 2026
D.H

E ardhmja e portierit brazilian Alisson Becker te Liverpool ka hyrë sërish në qendër të vëmendjes, pas raportimeve të fundit që vijnë nga Brazili.

Gardiani 31-vjeçar ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2027, por kohët e fundit është lidhur me një rikthim të mundshëm në Itali, ku Juventus ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas burimeve, paga e lartë e Alissonit konsiderohet pengesë serioze për klubin nga Torino duke e bërë marrëveshjen të vështirë për t’u realizuar.

Në këtë situatë, në skenë ka hyrë ish-klubi i tij, Internacional, i cili po e monitoron nga afër situatën me synimin për ta rikthyer në Brazil.

Sipas raportimeve nga Bolavip, Internacional po punon për një transferim të mundshëm verën e ardhshme, duke shpresuar ta sigurojë portierin kur kontrata e tij të afrohet drejt fundit.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazë spekulimesh, por është e qartë se e ardhmja e Alisson mund të marrë një kthesë të papritur në muajt në vijim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale