Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho, në një konferencë për medie, ka folur për dy sfidat e fundit të vlefshme për një vend mes më të mirave të kontinentit në “Gjermani 2024”.
Ai shpjegoi arsyen për mungesën e Armando Brojës si dhe analizoi pikat e forta të Moldavisë.
Për brazilianin llogaritë e pikëve, të cilat duhet për të kthyer ëndrrën në realitet nuk i përshtaten dhe se nuk i pëlqen futbolli pragmatist.
“Nuk mund të futemi në fushë duke bërë llogari. Në futboll askush nuk luan për një pikë pasi është e pamundur. Kemi përpara dy finale të vërteta, unë nuk luaj për një pike”, tha Sylvinho.
Më pasi ai analizoi edhe rivalen e parë, Moldavinë.
“Është ende në lojë na pret një ndeshje e vështirë. Kanë një ekip shtatlartë dhe në fushën e tyre nuk kanë humbur asnjë herë. Ata luajnë shumë mirë edhe me kundërsulme prandaj them se kanë armët e duhura për të na vendosur në vështirësi”, tha ai.
“Broja nuk u grumbullua pasi duhet t’i japim kohën e duhur që të rikuperohet. Ai sapo ka lënë një lëndim të gjatë pas dhe i duhet kohë për të luajtur rregullisht. Edhe me Chelsean nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit”, pohoi Sylvinho. /rtsh
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...