“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me mesazhin në protestën për gjuhën shqipe në Shkup

17:29 | 18 Maj 2026
E.G

Në Shkup po zhvillohet protesta e studentëve që po kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

E në përkrahje të këtyre studentëve ka dalur edhe një vogëlush, duke kërkuar që të mos i mohohet gjuha.

“Jam në përkrahje të studentëve, mos ma mohoni gjuhën shqipe”, është shprehur ai.