Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të, ku sot në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Ballkani dhe Drenica takohen në Suharekë me fillim nga ora 13:00. Suharekasit pas dy humbjeve radhazi kërkojnë fitoren dhe të rikthehen në krye të tabelës.
Aspak mirë nuk qëndron as Drenica që ka dy humbje në dy ndeshjet e fundit duke zënë vendin e fundit në Superligë.
E derbi i kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytet, ku takohen dy rivalët e vjetër Prishtina dhe Drita me fillim nga ora 20:00.
Prishtina kërkon këndelljen pas humbjes së fundit, derisa Drita synon fitoren e pestë radhazi. /Telegrafi/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë