Greqia e ka fituar përballjen për vendin e tretë ndaj Finalndës në EuroBasket 2025, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 92-89.
Grekët që nga minuta e parë dominuan takimin duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 48-34.
Ndërsa, Finlanda pati një seri fantastike në çerekun e katërt, ku e afroi rezultatin deri në dy pikë, por në fund grekët fituan 92-89, dhe zunë vendin e tretë në EuroBasket 2025.
Më i dalluari në fitoren e grekëve ishte Giannis Antetokounmpos me 30 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime, teksa lojë të mirë bëri edhe Dorsey që shtoi 20 sosh.
Kurse për Finlandën më i dalluari në këtë sfidë ishte Markkanen me 19 pikë, 10 kërcime e një asistim.
Basketbollisti shqiptar që përfaqëson Finlandën, Edon Maxhuni nuk pati pikë të shënuar në këtë sfidë, vetëm realizoi një asistim.
Greqia e përsërit suksesin e vitit 2009, ku ishte hera e fundit atëbotë që arriti ta zë vendin e tretë në Kampionat Evropian.
Tashmë pozita e tretë dihet dhe ka mbetur të luhet vetëm finalja e madhe, e cila nis sonte me fillim nga ora 20:00 mes Turqisë dhe Gjermanisë./Arbresh.info
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë