Milani ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj Universitatea Craiovas me rezultat 2-0.
Rossonerët kanë fituar përsëri ndaj skuadrës rumune, duke siguruar ndeshjet e fazës “Play-Off” për grupet e Ligës së Evropës.
Skuadra e Vincenzo Montella e dominoi gjithë ndeshjen, dhe këtë e tregoi goli i hershëm i Giacomo Bonaventuras, i cili shënoi në minutën e nëntë për 1-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.
Në pjesën e dytë, Milani përsëri e filloi furishëm, ndërsa goli i 2-0 erdhi pas vetëm shtatë minutave lojë në këtë pjesë.
Ishte sulmuesi i talentuar italian, Patrick Cutrone, i cili shënoi nga afërsia për 2-0 në minutën e 52 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve