Ndihmëstrajneri i KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, është goditur me një mjet të fortë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Vëllaznimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Sipas pamjeve, shihet se Gjeqaj pas goditjes u rrëzua për toke.
Ende nuk dihen detajet e as gjendja shëndetësore e tij.
Pas kësaj ngjarjeje, ndeshja është ndërprerë.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, në Prizren u godit basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, nga tifozët e KB Bashkimit.

Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...