Juventus-i seriozisht është duke konsideruar transferimin e yllit të Barcelonës, Luis Suarez.
Uruguaiani pritet të largohet nga “Camp Nou”, ngase trajneri i ri i klubit katalunas Ronald Koeman, e ka njoftuar që nuk është pjesë e projektit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Suarez dhe nënkryetari i “Bianconerëve”, Paulo Nedved janë mbyllur në diskutime.

Juventus-i është në kërkim të pasuesit së Gonzalo Higuain-it dhe Suarez shihet si i duhuri, aty ku do luajë pranë Paulo Dybala-s dhe Cristiano Ronaldo-s.
Suarez dhe Ronaldo ishin rivalë kur portugezi ishte në Real Madrid, ndërsa së shpejti mund të jenë bashkëlojtarë.
Në ‘radarin’ e gjigantit italian ndodhet edhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...