Sulmuesi anësor i Chelseat, Raheem Sterling e ka pranuar se nuk e kishte dashuruar lojën sezonin e kaluar te Manchester City.
27-vjeçari anglez u transferua këtë verë nga City te Chelsea për një shifër rreth 55 milionë euro.
Transferimi i tij u pa si diçka befasues, por Sterling e kishte ndarë mendjen për t’u larguar shkaku i trajtimit.
Sterling e ka pranuar se nuk ndihej i kërkuar në City dhe u zhgënjye nga trajtimi që iu bë në klubi nga Etihad.
“Të gjithë duan të ndihen të kërkuar, futbolli nuk është ndryshe. Kur luan me gjithë zemër, sakrifikon ditëlindjet e fëmijëve tu dhe më pas trajtohesh në një mënyrë të caktuar, është zhgënjyese”, ka thënë fillimisht Sterling për Sky Sports.
“Në atë kohë isha i frustruar. Ndonjëherë i zemëruar, por ka ikur, është në të kaluarën dhe unë mund të fokusohem vetëm në të tashmen, e cila është tani, këtu në Chelsea”.
“Te Chelsea kam mundësinë për të dalë në fushë dhe për të treguar se çfarë mund të bëj përsëri”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...