Manchester United planifikon të ndërtojë një stadium të ri me një kosto të vlerësuar prej 2 miliardë paund.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Projekti pritet të përfundojë brenda pesë viteve, jo më vonë se 2032.
Klubi parashikon që stadiumi dhe projekti më i gjerë i rigjenerimit do të kontribuojnë 7.3 miliardë paund në vit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të krijojnë 92,000 vende pune.
Dizajni i stadiumit do të përfshijë tre kullë, të frymëzuara nga emblemë e klubit, dhe një shesh të madh.
Ai do të jetë i vendosur në jugperëndim të Old Trafford.
CEO i klubit, Omar Berrada, deklaroi se qëllimi i tyre afatgjatë është të kenë ekipin më të mirë të futbollit në botë që luan në stadiumin më të mirë në botë.
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...