Tottenham Hotspur ka fituar finalen e Ligës së Evropës me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar në ‘San Mames’ të Bilbaos.
Golin e vetëm dhe vendimtar të takimit e shënoi sulmuesi Brennan Johnson në minutën e 42-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të organizuar nga Spurs.
Manchester United tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por Tottenham qëndroi i organizuar dhe nuk lejoi hapësira në prapavijë.
Me këtë fitore, Tottenham siguron një trofe të rëndësishëm evropian, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm për ekipin londinez në Evropë.
Ky ishte një moment historik për klubin, që kishte vite pa fituar një garë evropiane.
Ndërkohë, Manchester United mbyll sezonin pa trofe, duke e humbur një tjetër mundësi për të shpëtuar një edicion zhgënjyes.
Përveç trofeut, Tottenham Hotspur do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...
Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...