Miqësorja ndërmjet Spanjës dhe Costa Ricas mbrëmjen e së shtunës ka prodhuar shumë gola.
“Furia e Kuqe” ka shfaqur klasin e tyre duke mposhtur me rezultat të thellë 5 me 0 rivalin e së shtunës në takimin miqësor në La Rosaleda, shkruan portali arbresh.info.
Jordi Alba (6′) i Barcelonës dhe Alvaro Morata (23’) i kampionit të Anglisë – Chelseas, shënuan në pjesën e parë për nikoqirët, të cilët ishin thjeshtë të pandalshëm nga Costa Rica e Oscar Ramirezit.
Fraksioni i dytë nisi furishëm nga djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit Julen Lopetegui.
Mesfushori David Silva shënoi dy gola të njëpasnjëshme. Ylli i liderit në Premierë Ligë shënoi për 3 me 0 në minutën e 51′ ndërsa golin e dytë e realizoi katër minuta më vonë (55’) për 4 me 0.
Goli i fundit nga Spanja në këtë takim u shënua nga Andres Iniesta (73′). Mjeshtri i mesfushës së Barcelonës dhe “Furisë së Kuqe” pranoi topin në mesfushë dhe pa asnjë pengesë iu afrua portës së portierit Danny Carvajal duke shënoi supergol.
Ndeshja e ardhshme miqësore për Spanjën në përgatitje për Kampionatin Botëror është ajo kundër Rusisë tri ditë më vonë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
https://streamable.com/ixq0i
https://streamable.com/7xma2
https://streamable.com/qwqoo
https://streamable.com/8rpzo
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...