Italia ka marrë vendim të shkarkojë nga detyra e postit të trajnerit, Luciano Spallettin pas asaj humbje turpëruese nga Norvegjia 3-0.
Spalletti e konfirmoi këtë lajm sot në një konferencë për media para ndeshjes së ardhshme të Italisë, ku do të luaj ndaj Moldavisë, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi se ka pasur një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë.
“Mbrëmë ishim shumë bashkë me presidentin (Gabriele) Gravina. Ai më tha se do të lirohem nga detyra si trajner i ekipit kombëtar,” tha Spalletti.
Spalletti theksoi se nuk e pati ndërmend të dorëzohet por pas ndeshjes me Moldavinë do ta zgjidhin çështjen e kontratës.
? BREAKING: Luciano Spalletti has been sacked. His chapter as Italy national team head coach is over. pic.twitter.com/H8svVQAA2Y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 8, 2025
“Nuk kisha ndërmend të dorëzohesha. Do të kisha preferuar të qëndroja në vendin tim dhe të vazhdoja punën. Do të jem aty nesër mbrëma kundër Moldavisë, pastaj do ta zgjidhim çështjen e kontratës”, përfundoi ai.
Italia përballet me Moldavinë në kuadër të grupit I, ku ndodhen e dhe Norvegjia, Izraeli dhe Estonia./Arbresh.info
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...