Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, e ka theksuar rëndësinë e tifozëve në ndeshjen e kthimit kundër Galatasaray në Champions League, të mërkurën në mbrëmje.
Juventusi kërkon ta përmbysë humbjen 5-2 të javës së kaluar dhe të kualifikohet në raundin e 1/8-ve të finales së Champions.
Spalletti ka theksuar se skuadra është rivendosur sa më mirë që ka mundur dhe dita e fundit e pushimit ka qenë e dobishme për përgatitjet.
“Kemi nevojë për zemrën e tifozëve tanë. Me tifozët pas nesh, jemi më të fortë,” tha Spalletti në konferencën për shtyp. “E dimë që kjo është një kohë delikate dhe e vështirë, dhe u kërkojmë tifozëve të na qëndrojnë pranë. Do të luftojmë ‘deri në fund’ të ndeshjes”, ka thënë ai. “Do të përballemi me vështirësitë e kësaj ndeshje dhe pastaj do të mendojmë për të ardhmen. Por vetëm pas kësaj ndeshje dhe këtij rezultati”.
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...