SPAL dhe Milan kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në ‘ Stadio Paolo Mazza’.
‘Rossonerët’ hasën në shumë vështirësi në këtë ndeshje, me golin e barazimit të shënuar në minutën e 93′.
Vendasit patën një fillim shumë të mirë, kur pas 30 minutash panë vetën në dy gola epërsi.
Mattia Valoti shënoi për 1:0 në minutën e 13’, ndërsa Sergio Floccari në minutën e 30, dyfishoi rezultatin, me një super gol.
Nga minuta e 43’, SPAL luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Marco D’Alessandro.
Me një lojtar më tepër në fushë, Milan kishte një pjesë të dytë më të mirë, por për të marrë një pikë kundër SPAL, vuajti jo pak.
Ishte Rafael Leao që në minutën e 79′, ngushtoi në 2:1 epërsinë.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Francesco Vicari shënoi autogol, për barazimin 2:2.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...