Kupa e Kupës vazhdon edhe sot me disa ndeshje tjera të fazës së 1/16.
Në program për t’u luajtura janë gjashtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Prishtina si kampione në fuqi e këtij kompeticioni do të luaj ndaj Top Futbollit. Sfida më derbi e ditës së sotme është ajo mes Lirisë dhe Suharekës.
Duelet tjera janë: Flamurtari-Vushtrria, 2 Korriku-Dinamo, KEK-u-Vëllaznimi dhe Istogu-Feronikeli ’74.
Të gjitha takimet luhen me fillim nga ora 12:30.
Dje janë luajtur nëntë takime, ku të gjitha i kanë fituar ekipet e Superligës, derisa kjo fazë mbyllet ditën e nesërme me ndeshjen Kika – Trepça ’89./Arbresh.info
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut