Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.
Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikimin historik, andaj ndeshja e sontme do të jetë e rëndësisë së madhe.
Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.
Por, edhe “Helvetikët” synojnë vetëm fitoren sonte, për të siguruar një vend në Evropianin e ardhshëm.
Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.
Në anketën për ndeshjen Zvicër – Kosovë, 50% e votuesve deri më tani mendojnë se Zvicra triumfon sonte, kurse 36% mendojnë se do të triumfojë Kosova.
Ndërkaq, 14% prej votuesve kanë parashikuar se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.

Numërohen mbi 50 % e votave me kusht, prin VV
Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq
Këta janë golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropia...
KEDS ndërpret furnizimin me rrymë në Drenas, Malishevë e Rah...
IKSHPK: Kujdes me ujin dhe ushqimin – uji të vlohet para për...
Durmishi: Në gjendje gatishmërie për reshjet e shiut, ekipet...