Sokol Cikalleshi është rikthyer përsëri në elitën e futbollit turk pas një viti të kaluar në Ligën e Parë.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është larguar përfundimisht nga skuadra e deritanishme Akihsar.
Cikalleshi është prezantuar nga Konyaspor, ku ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin që militon në Superligën e Turqisë.
Ai tanimë është prezantuar nga klubi i tij i ri, por që shuma e transferimit nuk është bërë publike nga klubet.
30-vjeçari ka marrë fanellën me numrin 17 te Konyaspor, teksa shihet si pikë referimi në repartin ofensivë.
Konyaspor është klubi i pestë i Cikalleshit në Turqi, pasi ai më parë ka luajtur edhe për Istanbul Basaksehir, Akhisar Belediye, Osmanlispor dhe Goztepe.
Përveç klubeve turke, Cikalleshi ka veshur edhe fanellat e Besës së Kavajës, Skënderbeut, Tiranës, Kukësit, Incheon UTD në Kore dhe RNK Splitit në Kroaci./telegrafi
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...